Është mbajtur këtë të shtunë Asambleja e 27 e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ku pati disa vendime të rëndësishme.
Është formuar për herë të parë Arbitrazhi Sportiv (KAS) ku pjesë e Këshillit janë zgjedhur Skënder Kaçupi, Eralda Cani dhe Marjana Semini. Për këtë institucion ka patur shumë diskutime dhe përplasje, duke qenë se tanimë mund ti drejtohen të gjithë ata që nuk gjejnë drejtësi në Komisionet e Apelit të federatave përkatëse.
Ndërkohë nuk ka patur supriza përsa i përket Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke qenë se kjo e fundit nuk e njeh KOKSH-in dhe është mësuar që çdo abuzim skandaloz që kryen mos të hetohet ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë asamble.
Vendimi është marrë nga presidenti Armand Duka, i cili është njeriu që tashmë me krijimin e CAS-it shqiptar do të jetë i detyruar të jap llogari për çdo shkelje dhe abuzim që kryen.
Edhe pse tenton që ta mos e njohë FSHF-ja e ka detyrim ligjor ta njoh CAS-in e krijuar nga KOKSH pasi nëse Federata del mbi ligjin shqiptar, do mbajnë përgjegjësi edhe më të rënda.
Gjithashtu u votua edhe për 4 vendet që prej muajsh kishin mbetur vakant në Komitetin Ekzekutiv, ku me shumicë votash u zgjodhën anëtarët e rinj, të cilët janë Julinda Dhame, Dritan Shakohoxha, Alfred Tahiraj dhe Tonin Binoshaj.