Evropa dhe vendet që po blejnë gaz me çmime të larta po përpiqen të frenojnë përdorimin e energjisë gjatë dimrit. Por parashikimet e hershme të motit tregojnë se dimri këtë vit mund të jetë shumë i ftohtë, gjë që mund të rrisë përkohësisht kërkesën.
Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë në Evropë si rezultat i furnizimeve të reduktuara ruse po nxit inflacionin, duke penguar aktivitetin industrial. Si rezultat faturat e energjisë po rriten me shifra rekord për konsumatorët përpara dimrit, kryesisht në shtetet e hemisferës veriore.
“Një pyetje që ngrihet tanimë nga shumë njerëz kryesisht në rrjetet sociale është a do kemi një dimër të butë për aq kohë sa vera e këtij viti ishte përvëluese?! Dhe nëse doni përgjigjen është jo, ne nuk mund të qetësohemi. Ekziston ende një rrezik shumë domethënës për të pasur një shpërthim të ftohti këtë vit”, thotë Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike.
Parashikimet e hershme për këtë dimër të lëshuara nga Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit kanë bërë të ditur se Evropa mund të përballet me një krizë në Dhjetor. Kjo mund t’i shtyjë shumë shtete që të ndërmarrin masa ekstreme ndoshta deri në ndërprerje të energjisë.
“Nëse do të kemi një rënie të temperaturës, mund të presim një kulm të kërkesës për energji elektrike, për ngrohje. Pra, përsëri, nëse i kthehemi kësaj historie, atëherë do të thosha, nëse dimri i këtij viti parashikohet të jetë i vështirë”.
Për javët e ardhshme, moti në Evropën Perëndimore duket i butë, falë erërave të ngrohta perëndimore nga Atlantiku Verior. Por meteorologët kanë parashikuar ndryshim drastik në dhjetor për Europën. Ajri i ftohtë që pritet të vijë nga Siberia dhe Azia Qendrore mund të shkaktojë rënie të temperaturës potencialisht disa gradë.