Kasandro Noga është ‘kumbari’ i operacionit të sotëm të policisë që shkatërroi një grup vrasësish me pagesë. Por kush është Noga, një njeri shumë i njohur i botës së krimit. Ai njihet për hasmërinë me Erion Hasanbelliu dhe për tentativën për vrasjen e tij disa muaj më parë është i arrestuar në Bruksel. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë. Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.