Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ishte sot e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, për të folur rreth tradhtisë. Ajo u shpreh se ka disa arsye që çojnë një partner/e për të marrë një detektive.
“Kur ka neglizhencë ndaj partneres/it. Mesazhet natën vonë. Kthimi vonë në shtëpi, janë disa arsye që të bëjnë të dyshosh se partneri/ja po të tradhton”, tha Lili.
Kjo e fundit u shpreh se në zyrën e saj shkojnë shumë vajza që thjesht kanë dyshime se partneri po i tradhton.
“Ndërsa djemtë vijnë kur janë në proces divorci dhe duan provat, ka mbaruar historia e tyre”, shtoi detektivja e njohur. E pyetur nga Bledi Mane se në cilin orar tradhtojnë shqiptarët, Lili tha: “Gjatë orarit të punës dhe në darkë”.
Më pas Shkenda u shpreh se burrat në moshën 50-vjeçare kanë tendencë që të lidhen me vajzat e reja dhe jo të martuara.
Gjithashtu ajo zbuloi edhe një rast kur në zyrën e saj u paraqit një zonjë për të ndjekur bashkëshortin e saj. Lila shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull.
“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.