Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se ka informacione rreth zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ai tha se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Policia e Shtetit dhe se institucionet nuk kanë vepruar.
Teksa komentoi deklaratën e bërë në Kuvend pak javë më parë se Martinaj është lajmëruar 5 minuta para, që të mos kapej nga drejtësia, deputeti tha se këtë e ka thënë në bazë të informacioneve që ka. “Unë u kam thënë një gjë që e kam pyetur ministrin në interpelancë. Faktet publike janë drejtorët e Përgjithshëm e Policisë nuk është se kanë objektiva. Faji i tij, Gledis Nanos mund të ketë qenë lidhja e tij si partner me SHBA-në. Një informacion që qarkullon është që unë e kam thënë për lajmërimin 5 minuta para. Përfshihen njerëz, struktura shtetërore, policë që shoqërojnë të akuzuarin. Policia e Shtetit, qeveria në tërësi dhe institucionet nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Unë informacione kam, unë pyes zyrtarisht qeverinë që duhet të përgjigjet”, tha Salianji.