Ministrja Evis Kushi ka replikuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi për çështjen e kërkimit shkencor, rritjen e pagave të pedagogëve, kongresin e arsimit dhe ndërtimin e shkollave të re.
“Më duhet të ndërhyj sidomos për sa i takon kërkimit shkencor. Si mund të mohoni mbështetjen e qeverisë për kërkimin shkencor. Në qoftë se nuk jeni të informuar mund të pyesni kolegët tanë të përbashkët të universitetit të Elbasanit, që vetëm këtë vit pas shumë vitesh kanë marrë 5 apo 6 projekte kërkimore shkencore. Pyetini edhe për digjitalizimin e bibliotekës. Nëse nuk e keni informacionin jua sjell unë”.- u shpreh ministrja.
“E dyta, shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% ku edhe vetë universitetet mund të japin kontribut. E përmenda pak më parë, buxheti i shtetit do të mbulojë 7% rritje pagash të pedagogëve, ndërkohë vetë universitetit me autonominë e tyre, me … që grumbullojnë mund të rrisin pagat e pedagogëve. Ju thoni jo me të ardhurat nga tarifat për studentët. Por nuk janë vetëm tarifat e studentëve burimi i të ardhurave. Për universitetet ka edhe shërbime, ka universitete që grumbullojnë të ardhura nga shërbimet nga të tretët. Kemi universitetin politeknik, kemi inxhinierinë e ndërtimit, atje kemi ekspertë që japin shërbime dhe fitojnë të ardhura për universitetin që pastaj i vënë në shërbim të infrastrukturës. Pse jo edhe të të ardhurave të pedagogëve. E treta, pse përmendni thua programin Horizont Evropa. Po nuk ka krenari më të madhe se sa rritja e kapaciteteve të universiteteve tona për Horizont Evropa. Niveli i suksesit nga 8% që fitonin, pra aplikonin dhe cilësia e projekteve nuk ishte ajo e duhura, ndërkohë sot 38%. Ai 2.1 milionë Euro është falë punës dhe përkushtimit të pedagogëve. Patjetër që është dhe një burim për të ardhurat e tyre për punën që bëjnë dhe që e meritojnë plotësisht, nuk diskutohet.
Ndërkohë e shikoj sa ju ka mbetur merak kongresi i Arsimit, sa shumë xhelozë jeni bërë për suksesin. Ishit të ftuar. Mund të kishit ardhur kolegë të nderuar, por ju e donit me emër dhe mbiemër. Nuk mund të vinim të gjithë emrat e deputetëve. Por ama në fund të çdo paneli kishte një orë diskutime ku të gjithë ishin të mirëpritur. Ftesa ju erdhi që të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur që në program të shkruanim emër mbiemër gjithsecilin. Nuk mund të ishte emri e mbiemri i gjithsecilit. Këtë tha kolegia seancën e kaluar. Ne e pranuam një herë ftesën por kur e pamë që nuk s’na kishit vënë atje për të folur. Ishit të mirëpritur. Kongresi ishte një sukses, dhe u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët që ishin të pranishëm, përfaqësues nga universitetet më prestigjioze dhe institucionet më të rëndësishme arsimore në Evropë. Ju jeni xhelozë se mbase nuk keni bërë vetë një kongres si ai. Por kemi kohë. Edhe ne madje do të përmirësohemi. Kongresi i radhës vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm.
Të flisni për shkollat e reja, duhet guxim i madh. Të flisni për shkollën Sami Frashëri që është një nga shkollat, standardet më të mira. Edhe në Evropë të shkoni zor se gjeni një shkollë, infrastrukturë kaq të avancuar që shërben si qendër komunitare jo vetëm për procesin mësimor por për shumë aktivitete të tjera duke i ardhur në shërbim gjithë komunitetit.