Kuvendi nis sot seancën ku do diskutohet projektligji për dosjet e spiuneve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Gjithashtu në seancën plenare do zhvillohet debat publik, kërkesë prej 15 deputetesh në lidhje me situatën energjisë në vend.
Po ashtu në seancën e Kuvendit do të shqyrtohet, projektligj për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin.
Projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike dhe projektligj për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 për të Drejtën e Informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
RENDI I DITES
I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 20.10.2022, ora 10:00.
II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
I. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 13.10.2022.
2. Njoftime.
3. Debat publik, kerkese prej 15 deputetesh ne lidhje me situaten energjitike ne vend.
4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes
Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin shtese per projektin e zhvillimit te integruar
urban dhe turizmin”
5. Projektligj “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e dyte shtese te Konventes per
Krimin Kibernetik mbi Bashkepunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike”
6. Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr.45/2015 “Per te Drejten e Informimit per dokumentat e Ish-Sigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”, te ndryshuar.
7. Diskutime per ceshtje jashte rendit te dites.