Alvaro Morata u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 10-të, pas një dëmtimi të marrë këtë të shtunë në ndeshjen në transfertë ndaj Cadiz që u mbyll me rezultatin 2-3.
Në ato momente frika më e madhe për Moratën ishte humbja e Botërorit Katar 2022 që do më pak se një muaj të startojë. Megjithatë pasi ka kryer të gjitha vizitat mjekësore gjatë kësaj të diele është zbuluar se lojtari ka marrë vetëm një lëndim të lehtë.
Sa i përket rikthimit në fushën e lojës e gjitha varet se sa shpejt do jetë në gjendje sulmuesi që të luajë.