Arsenal mundi 3-1 Tottenham në derbin e Londrës. Një nga më protagonistët për vendasit ishte Granit Xhaka, i cili realizoi një gol. Pas sfidës, të shumta kanë qenë lëvdatat për lojtarin me origjinë shqiptare. Futbollisti francez, Alexandre Laccazette që ka qenë në sezonin e kaluar pjesë e Gooners ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan shqip: “Vllau jem”.
Marrëdhënia mes Xhakës dhe Laccazette ka qenë përherë e mirë dhe shoqëria mes tyre vazhdon, pavarësisht se nuk janë më në të njëjtën skuadër.