Miratimi i ligjit që largon spiunët nga politika ka nisur një proces katharsisi në radhët e PD-së. Pas Ilir Metës, i cili doli se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, nisin të dalin emra të tjerë.
Një mbështetës i njohur i së djathtës, gazetar dhe drejtus i ish-të përndjekurve politikë, ka publikuar dy dokumente të Sigurimit të Shtetit, ku thekson se dy ministra të qeverisë së parë të PD-së në vitin 1992, kanë pasur dosje të Sigurimit dhe janë shantazhuar nga Sali Berisha.
Gazetari Nebil Çika, thekson në postimin e tij se dosjet janë përdorur në mënyrë diabolike nga Sali Berisha.
Postimi i Nebil Çikës
Sa për të kuptuar përdorimin politik të dosjeve të Sigurimit nga Berisha !
Këto janë dy dëshmi, njëra në hetuesi e Genc Rulit për Gjergj Peçin i dënuar për agjitacion e propagandë dhe tjetra në gjykatë e e Abdyl Xhaja për Trifon Xhagjikën, poet i pushkatuar politik .
Që të dy kanë marrë certifikatën e “pastërtisë” nga komisioni “Mezini”.
Të dy deputetë dhe ministra të PD -së.
Por nuk janë vetëm këta, duroni edhe pak se do shikoni thagma!
Ja pse janë kundër hapjes së dosjeve, jo vetëm se nuk duan të dekonspirojnë spiunët por se nuk duan tu zbulohet manipulimi dhe përdorimi politik i tyre.
Masakra që kanë bërë në shpinë të të përndjekurve politikë duke i detyruar të votojnë për ta!
Se na hapën barkun ca të përndjekur politikë duke mbrojtur spiunët!