Napoli po shkëlqen në këtë sezon duke treguar një formë të jashtëzakonshme në këtë fazë të parë të sezonit. Skuadra e Spalletti-t, në fakt, kryeson Serinë A dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League dy ndeshje para fundit të fazës me grupe.
Një ecuri e jashtëzakonshme e bërë e mundur edhe nga një lojtar që po konfirmohet çdo javë si një nga më të mirët e kampionatit italian, nëse jo më i miri, me gola dhe asiste.
Po flasim për Kvaratskhelia, i cili ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Sassuolo-s duke dhënë dy asiste dhe duke shënuar një gol në triumfin 4-0 të Axurrëve.
Në stadiumin Maradona ka qenë i pranishëm edhe një grup tifozësh gjeorgjian. Pas festës për fitoren e arritur, sulmuesi ka shkuar drejt sektorit të tyre për t’i hedhur fanellën.
Kvara i ka treguar me gisht para se ta hidhte fanellën, për të shpejguar se fanella ishte për ata. Fatkeqësisht, nga mbrapa ka ardhur një tifoz i Napoli-t që ia ka hequr fanellën nga dora një gjeorgjiani dhe është larguar me vrap.
Grupi ishte pjesë e një delegacioni tifozësh që i përkisnin famullisë së Shën Ilia të Borjomit, një qytet prej dhjetë mijë banorësh i famshëm për prodhimin e ujërave minerale.