Sulmet me raketa në termocentrale në Ukrainë kanë lënë në errësirë 1/3 e vendit pasi pati ndërprerje të energjisë në disa qytete. Ndërsa fillon evakuimi i civilëve në Kherson, Moska rinis ofensivën në Kharkiv.
Kreu i operacioneve të Moskës në Ukrainë, Sergei Surovkin , paralajmëron: “Veprimet e mëtejshme në Kherson do të varen nga zhvillimi i situatës, e cila nuk është e lehtë. Vendimet e vështira nuk mund të përjashtohen.” Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vijojnë të theksojnë se trajnerë iranianë po ndihmojnë rusët për sulmet me dronë.
Teksa lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizë në hidrokarbure, gjë që ka shkaktuar dhe rritjen e tyre të çmimit, presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se nga dhjetori do të nxirren 15 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, për të ulur çmimin e karburanteve.