Në dasmën e djalit të këngëtares Shkurte Fejza kishte të ftuar shumë personazhe të njohur. Ish kreu i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij ishin të pranishëm në ceremoninë që u zhvillua në Prishtinë, Kosovë. Ata ishin në tavolinë me ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Haradinaj ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku në një prej tyre duket në një tavolinë me Bashën, teksa të gjithë pozojnë të buzëqeshur.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën. Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!”shkruan Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.