Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi se kanë ndryshuar kufirin e stacioneve të plazheve publike.
Më tej ajo theksoi se nga stacionet e plazhit janë mbledhur 505 milionë lekë për vitin 2022.
“Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm veror. Kemi ndryshuar kufirin minimal të stacioneve të plazhit publike që do të bashkohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% dhe e ngritëm në 30. Kontratat do të jenë të vlefshme edhe për vitin tjetër.
Nga këto kontrata që kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin se janë mbledhur 505 milionë nga stacionet e plazhit për vitin 2022. Janë të domosdoshme për të garantuar monitorim mirëmbajtje pastrim., tha Kumbaro.