Sulmet e hakerave në rrjetet e energjisë, rrjetet e telekomit ose agjensitë qeveritare mund të paralizojnë shoqëri të tëra. Kjo i bën ata një armë të fuqishme ushtarake. Si mund të mbrohen vendet nga diçka e tillë? Trendi është shqetësues: Vende në mbarë botën po raportojnë një rritje të sulmeve kibernetike kundër disa prej infrastrukturës së tyre kritike– asete kaq jetike për sigurinë ose ekonominë e një kombi, saqë gjithçka mund të shembet pa to.

Në korrik, hakerat rrëzuan faqet e internetit të qeverisë shqiptare. Në gusht, sulmues kibernetike gjymtuan infrastrukturën e IT-së të Malit të Zi. . Në pranverë, kishin paralizuar sistemet sistemet kompjuterike të pothuajse tre duzina agjencive qeveritare në Kosta Rika – duke e shtyrë vendin të shpallte, për herë të parë në histori, një emergjencë kombëtare për shkak të një sulmi kibernetik. Pas shumicës së sulmeve qëndrojnë kriminelë kibernetikë që bëjnë miliarda duke marrë rrjete kompjuterike e duke kërkuar një shpërblim për të kthyer aksesin.

Por së fundi edhe vetë shtetet po përdorin gjithnjë e më shumë sulmet kibernetike si një mjet të fuqishëm në konfliktet ushtarake për të dobësuar armikun e tyre. Si mund të bëhet infrastruktura kritike e një vendi më elastike ndaj sulmeve kibernetike? Ekspertët thonë se është e nevojshme një qasje e shumëanshme. Nga njëra anë, qeveritë duhet të mbrojnë më mirë sistemet e tyre nga rënia nën kontrollin e hakerëve, siç ndodhi në Shqipëri, thonë mediat gjermane. Kjo është arsyeja për Berlini zyrtar po rishikon masat mbrojtëse të IT-së në kanalet e saj të komunikimit.

Gjermania po krijon gjithashtu një qendër të dhënash jashtë territorit të saj për të ruajtur atje informacionin kritik, i cili mund të shërbejë si një rezervë masive nëse hakerat do të arrinin të merrnin nën kontroll sistemet vendase. Gjermania, si të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian, është duke punuar për rregulla të reja për të detyruar ofruesit e infrastrukturës kritike si kompanitë e energjisë ose firmat e telekomit që të mbrojnë sistemet e tyre me një standard të caktuar masash.

Në mënyrë të ngjashme, SHBA miratoi një ligj këtë pranverë që së shpejti do t’u kërkojë ofruesve të njoftojnë autoritetet menjëherë pas zbulimit të një hakimi.Përtej këtyre kërkesave ligjore, konsiderohet thelbësor gjithashtu edhe bashkëpunimi i ngushtë mes kompanive private të teknologjisë dhe zyrtarëve publikë.