Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Debati është i përjetshëm dhe, megjithëse krahasimi i lojtarëve të ndryshëm që kanë luajtur në periudha të ndryshme është gjithmonë i padrejtë, revista angleze “Four Four Two” ka vendosur të krijojë një renditje ku vendos 100 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Dhe sipas saj, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është argjentinasi Lionel Messi.
Messi, përpara Maradonës dhe CR7
Ish-lojtari i Barçës, aktualisht pjesë e PSG-së zë vendin e parë përpara argjentinasit tjetër legjendar, Diego Armando Maradona, ndërsa në vendin e tretë shfaqet Cristiano Ronaldo.
Revista shpjegon se “pas disa javësh duke u përpjekur për të reduktuar të gjithë futbollistët meshkuj në një listë me 100, në FourFourTwo tani po e kuptojmë se sa absurde mund të jetë. Përzgjedhja e më të mirëve bëhet edhe më e vështirë dhe me enigma, pothuajse e pamundur, kur kupton se sa futbollistë të shquar ka luajtur gjatë historisë së futbollit në të gjitha kontinentet dhe për dekada me radhë”.
TOP-15 E HISTORISË SË FUTBOLLIT
Diego Armando Maradona (Argjentinë)
Cristiano Ronaldo (Portugali)
Edson Arantes Do Nascimento, Pelé (Brazil)
Zinedine Zidane (Francë)
Johan Cruyff (Holandë)
George Best (Irlandë)
Franz Beckenbauer (Gjermani)
Ferenc Puskas (Hungari)
Ronaldo Nazario (Brazil)
Gerd Müller (Gjermani)
Alfredo Di Stéfano (Argjentinë-Spanjë)
Michel Platini (Francë)
Zico (Brazil)
Garrincha (Brazil)