Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takim ditën e sotme rreth orës 09:15 me kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka. Kim u ka bërë të qartë gjyqtarëve të GJKKO se do të vijojnë të kenë përkrahjen e SHBA dhe i ka dhënë mesazhin që të japin vendimet e duhura për fatin e vendit.
“Keni përkrahjen e mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE. Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim. Pas takimit për afro 30 minuta ka vizituar edhe sallat e gjyqeve dhe ambientet e punës së GJKKO.