Ilir Meta ishte i papërmbajtur sot në konferencën për mediat kur u pyet për dosjet e ish-sigurimit.

“O Edi Rama o Lepurush. Të ishe bashkëpunëtor ti e di shumë mirë si duhet të ishe. Mos merr mendtë e A. H që do të përfundojnë edhe më keq se Klareta.
Po Ti duhet të vish në çdo studio që do dhe do të marrësh edhe atë punonjësin e ish-sigurimit të shtetit, më të gjitha gjeneralitetit e tij, dhe pastaj ti i dashur mund të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta. O djali i Kristaq Ramës, ne do të shporrim me poezinë e Havzi Nelës, me poezinë ‘Liri a vdekje’”, iu drejtua Meta Kryeministrit.