Milani vazhdon të shprehë interesim konkret për Armando Brojën. 21-vjeçari i talentuar shqiptar, cilësohet si sulmuesi i së ardhmes te kampionët e Italisë, duke parë edhe “perëndimin” e dyshes Oliver Giroud (36) dhe Zlatan Ibrahimovic (41).

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Frederic Massara bisedon prej kohësh me njerëzit afër Brojës, ndërkohë që Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Milanit janë takuar me , i vetmi ndërmjetës i sulmuesit të kombëtares shqiptare, për të diskutuar rreth të rinjve të talentuar në agjencinë e tij.