Në ceremoninë e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha një mesazh. Ai iu drejtua efektivëve të rinj dhe iu dha porosi të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, po as nga politika.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjiteti. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jini të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër”, tha Çuçi.