Kryeministri Edi Rama tregoi disa nga vizionet e tij për arsimin e lartë në Shqipëri, për t’u njësuar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Gjatë një takimi me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike ku foli mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë, Rama theksoi faktin se Universiteti i Tiranës mund të rritej në rankim nëse bashkohej me Universitetin e Mjekësisë. Ai theksoi se kjo tezë mund të shkaktonte polemika. Po ashtu Rama tha se degët si Infermieri apo Juridik nuk mund të jenë në të gjitha universitetet e vendit.
“Është shumë domethënës ajo që kemi sot si një terren ku kanë filluar të duken frytet e para të reformës, që është potenciali dhe pasja në dispozicion e kapaciteteve akademike shumë më të respektueshme se çfarë është krijuar për shumë vite në perceptim të caktuar. S’dua të hy në detaje të tjera, por është proces që duam ta bëjmë bashkarisht. Bashkërisht duhet të adresojmë një problem serioz që lidhet me fazën e dytë të reformës. Flasim për sinergji eurpiane, që është njëra anë, dhe për këtë beteja është e qeverisë në instanca ndërkombëtare dhe përgjegjësia është e imja, e ministrisë së Jashtme, të Arsimit, për të bindur BE, që është koha për ta hedhur këtë hap themelor për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera, s diçka se do të ndodhë vetëm kur të bëhemi pjesë e BE. është mbështetja e gjithë fondit të sistemit të BE. Një tjetër element për të rritur ankimin, është pasja e një numri të caktuar universitetesh në një ombrellë. Një shembull. Shpresoj që mos të kthehet ky shembull në arsye për mos t’u kthyer në polemikë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi ne ranikimin e vetë nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy universitete te ndara.
Po prek mjekësinë që është një nga krenaritë e sistemit tonë aktual akademik, për produktin që nxjerr. Gjë që e tregon fakti se të diplomuarit tanë e gjejnë veten në sisteme të BE pa problem. Duke sjellë universitet të tjera. Nuk mundet dot ne një vend kaq i vogël me këto potenciale që kemi, sado të mëdha që kemi, janë potenciale të nj vendi të vogël, që të kemi në gjithë territorin universitet gjeneraliste. Te fakti që bazohen te nevoja për financim të drejtpërdrejtë, shton ujë e miell, duke shtuar mediokritetin duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselentë në një drejtim të caktuar. Ne po humbasim kohë, vite në pritje të diçkaje që s’do të ndodhë kurrë, që këtë ta bëjnë vetë universitetet. Janë të shtrënguara nga kushte të caktuara financiare që lidhen m punësimin e atij, të këtij. Siç banalizohen vizionet dhe projektet e mëdha në terrenin e një vendi të vogël, Duhet të jemi të përgatitur dhe të punojmë në një drejtim që pa i hequr asgjë akujt të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojmë më shumë, duke u bërë tërheqës për sistemin e brendshëm në arsimin europian. Pse ky universitet bën gjithë këto gjëra? Duke pasur një gjeografi të ngushtë, duke pasur një territor në të cilin është e qartë që mund të profilizohet në 2-3 drejtime. Pse duhet të ketë Juridik apo Infermieri në të gjithë Shqipërinë? Këtë duhet ta përballim. Kështu siç është ky sistem, nuk na çon larg. I bën më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuara universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin. Ne do të bëjmë atë që sot duket utopi por është e realizueshme. Në të gjitha vendet e perëndimit na kanë thënë duam të krijojmë lidhje sepse duam që edhe studentë, tanët qofshin vendas apo të huaj të mund të vijnë edhe atje sepse kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, tha Rama.