Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e cila ka punuar për kanalin Channel One në Rusi dhe tani po kërkohet nga autoritetet e Moskës, ka ikur jashtë vendit, “në një nga vendet evropiane”, konfirmoi avokati i saj për RIA Novosti të hënën.

“Marina Ovsyannikova u detyrua të largohej nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se ajo tani është “nën mbrojtjen e një prej vendeve evropiane”. Obsiannikova u akuzua sipas Kodit Penal të Federatës Ruse për “përhapje të vetëdijshme të informacionit të rremë në lidhje me veprimin e Forcave të Armatosura të Rusisë”, e cila në Rusi dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Para kësaj, gazetarja ishte gjobitur disa herë në bazë të nenit të Kodit Administrativ të ushtrisë ruse, për shpifje. Në gusht, gjykata vendosi në arrest shtëpie gazetaren. Më pas në media dolën informacione se ajo kishte dalë jashtë vendit dhe në këtë mënyrë kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak.

Nga baza e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse u bë e ditur se Ovsianikova ishte vënë në listën e të kërkuarve. Gazetarja Marina Ovsyannikova, e njohur protestën e saj kundër luftës në Ukrainë në një emision të drejtpërdrejtë, është dënuar disa herë për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

Së fundmi, një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht urdhëroi ish-redaktoren e Channel One të paguante një gjë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë. Marina Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus, Channel One. Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë. Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.