Sali Berisha kërkon të gjejë në cdo rrjet social mbështetjen e të rinjve aq sa ka vendosur të hapë profil në Tik Tok, ku njofton se ditën e sotme do të ketë dialog me të rinjtë shqiptarë.
Sapo ka bërë postimin në Facebook, të shpejtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët e ironizojnë se nuk do të gjejë përballje me Edi Ramën, të cilin e përmend thuajse në çdo dalje publike.
“Konkurrencën e ke me Diamantin blu dhe me ujkun e Shijakut”, i shkruajti një komentues për 2 personazhe që janë bërë viralë në rrjete sociale.
Ndërsa një tjetër i shkruan: “Tik tak po të bën era e burgut”, duke i treguar se shumë shpejt do të përfundojnë pas hekurave.