Gjatë natës se kaluar akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës ndodhi më 30 tetor në orën 2 të mëngjesit dhe sot të gjithë kemi fjetur një orë më shumë se zakonisht. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.
Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës u bë në mënyrë automatike.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.