Negociatat mes 2 palëve të Partisë Demokratike, duket se nuk po çojnë një zgjidhje konkrete, e shkak për këtë janë bërë qëndrimet e secilës prej PD, nga ku asnjëra nuk heq dorë. Deputeti demokrat, Agron Gjerkmarkaj, është shprehur se bashkëpunimi nuk po vjen për shkak të halleve personale, teksa ka theksuar se Sali Berisha, që e cilëson si “pronari” nuk ka synim fitoren, por nënshtrimin e demokratëve për të jetësuar pronën.

“Kushtet dhe hallet personale po pengojnë bashkëpunimin mes demokratëve. Nuk duhet të jetë statuti i një pjese në diskutim por kandidati i përbashkët fitues.”Pronarit” nuk i intereson sinqeriteti dhe fitorja e demokratëve, por nënshtrimi i tyre si qëllim final për të jetësuar pronën”, shkruan Gjekmarkaj.

Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë 2 të mandatuarit nga 2 palët e PD-së për të arritur një marrëveshje se si do të dalin në zgjedhjet vendore të 14 majit. E kur të dyja palët janë të mendimit se dalja me 1 kandidat të vetëm do i çonte në fitore, ende nuk është gjetur një zgjidhje se si kjo mund të bëhet realitet.