“Shpifja monumentale e miliona eurove për avionin tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa publikoi edhe të dhënat mbi shpenzimin mesatar vjetor për çdo udhëtim jashtë.

Sipas Ramës, në vitin 2010 u shpenzuan 251.365 lekë të reja, ndërsa në vitin 2021 u shpenzuan për udhëtimet jashtë vendit 64.972 lekë të reja.

Opozita ka akuzuar së fundi kreun e qeverisë se paguan miliona euro për udhëtimet e tij jashtë vendit.