Historia e njerëzimit ka pasur kulminacionet dhe rëniet e veta. Ndërsa në disa raste, kemi informacione të bollshme mbi evolucionin dhe rënien e tyre, fati i të tjerëve nuk është dhe aq i qartë. Pasi ka pasur shumë raste, në të cilat një qytetërim i tërë është zhdukur gati pa asnjë gjurmë. Ja cilat janë 9 prej tyre.
1. Majat
Perandoria Maja shtrihej dikur në Meksikën, Guatemalën dhe Belizenë e sotme. Në atë kohë, Majat ishin një nga qytetërimet më të përparuara në Tokë, të njohur për aftësitë e tyre matematikore, arkitekturore dhe inxhinierike. Ky qytetërim kishte qytete të mëdha, piramidagjigante dhe rrugë të gjera.
Por vitit 900 Pas Krishtit, qytetërimi Maja përjetoi një rënie drastike. Brenda disa dekadave, popullsia u zhduk nga forca në dukje misterioze. Historianët sugjerojnë se rënia ndodhi ndoshta për shkak të ndryshimeve të rëndësishme klimatike dhe fatkeqësive natyrore në rajon, por edhe luftërave të vazhdueshme dhe urisë në qytetet e tyre.
2. Ishulli i Pashkëve (Rapa Nui)
Ky qytetërim i humbur nuk ishte shumë i madh në popullsi, por ishte shumë punëtor dhe jetonte në mënyrë komode në ishull. Ky qytetërim kishte krijuar Moai, figurat njerëzore prej guri të gdhendura nga njerëzit Rapa Nui midis viteve 1250 dhe 1500 Pas Krishtit.
Por në një moment, i gjithë qytetërimi u shemb dhe u zhduk. Eksploruesit evropianë zbuluan disa qindra vjet më vonë, se ishulli kishte pak komunitete të mbetura, me sa duket si rezultat i grumbullimit të tepërt të burimeve natyrore si palmat. Mendohet se sëmundjet kanë sjellëvdekjen e shumicës së tyre brenda disa vitesh.
3. Harapanët e qytetërimit të Luginës Hindus
Besohet se ky qytetërim u themelua për herë të parë mbi 8.000 vjet më parë, edhe pse shumica e zhvillimit të tij ndodhi rreth vitit 2500 para Krishtit. Ky qytetërim masiv u përhap në zona të Indisë, Pakistanit dhe Afganistanit të sotëm. Në kulmin e tyre, besohet se Harapanët kishin një popullsi prej mbi 5 milionë banorësh!
Ata lulëzuan deri rreth vitit 1800 Para Krishtit, kur shumica e popullsisë filloi të emigronte nga qytetet e tyre. Dikur besohej se ata u dëbuan nga një pushtim Arian. Por kërkimet e viteve të fundit, thonë së shkaktar i rënies se tyre ishte një ndryshim në ciklin e Musonit, që ndikoi shumë në aftësinë e tyre për të prodhuar të korra. Thatësirat dhe përmbytjet, mund t’u jenë shtuar ngjarje të tjera natyrore si tërmetet ose epidemitë.
4. Thonis, Egjipt
Në fillim besohej të ishte një mit, por u zbulua se ka ekzistuar vërtet në fillim të viteve 2000. Ky qytet egjiptian u zhduk nën dallgët e detit shekuj më parë. Zhytësit anë gjetur objekte të ndryshme të fshehura në baltë në brigjet e Egjiptit. Disa nga artefaktet e gjetura përfshinin copëza qeramike, bizhuteri, monedha, llamba dhe rrënoja të një tempulli.
Ekspertët besojnë se Thonis (i quajtur edhe Thonis–Heracleion) u krijua rreth 2700 vjet më parë në gjirin e sotëm Abu Kir. Ai kontrollonte shumicën e trafikut detar që hynte në Egjipt nga Evropa për tregti. Besohet se në një moment Thonis u braktis, dhe qytetet e tjera u bënë qendrat kryesore tregtare kur një sërë fatkeqësish natyrore e goditën atë. Këto ngjarje përfshinin cunami, tërmete, rritje të nivelit të detit dhe përmbytje.
5. Çatalhojuk
Ai konsiderohet shpesh si një nga vendbanimet e para urbane në botë. Ky qytetërim i humbur, i vendosur në Turqinë e sotme afro 8.000 vjet më parë, ishte i njohur për arkitekturën dhe inxhinierinë e tij unike. Banorët ecnin mbi çati, në vend se të përdornin rrugët tradicionale, pasi të gjitha ndërtesat ishin të ndërlidhura. Po ashtu, ata i varrosnin të afërmit e tyre nën dyshemenë e shtëpive të tyre. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodhi me popullin Çatalhojuk. Disa arkeologë mendojnë se ai u zhduk nga ndonjë sëmundje.
6. Perandoria Kmere
Ajo kishte dikur kompleksin më të madh të tempujve në botë. Kryeqyteti i tij, Angkor, kishte një sipërfaqe 402 hektarë, dhe ndodhej në qendër të Kamboxhias së sotme. Edhe pse shumë i zhvilluar, ky qytetërim ra papritur diku pas vitit 1200 Pas Krishtit. Për këtë ka shumë teoringa fatkeqësitë mjedisore, sëmundjet, deri tek ndonjë luftë e papritur. Në kulmin e tij, në Angkor banonin rreth 1 milion njerëz.
7. Kahokia
U themelua rreth 1200 vjet më parë, si një komunitet i luginës së lumenjve pranë Sent Luis në shtetin e Misurit në SHBA. Ndonëse jo aq i madh sa qytetërimet e tjera të humbura tëpërmendura në këtë listë, mendohet se kishte një popullsi prej rreth 20.000 banorësh.
Ky qytet ishte i njohur për godinat, sheshet dhe tumat e mëdha. Për shkak të vendndodhjes së saj pranë disa lumenjve, Kahokia u përdor si një qendër tregtare. Sipas ekspertëve, popullsia e braktisi pas nga një përmbytje të madhe diku rreth vitit 1200 Pas Krishtit.
8. Minoanët
Qytetërimi Minoan u themelua gati 5000 vjet më parë në ishullin e Kretës. Ky qytetërim ishte i njohur për nivelin e lartë arsimor të popullsisë së saj, që përbëhej kryesisht nga artistë, marinarë, tregtarë dhe luftëtarë. Po ashtu Minoanët njihen si qytetërimi i parë në Evropë që përdori një gjuhë të shkruar, të quajtur Linear A. Ky qytetërimi u shkatërrua diku rreth vitit 1500 Para Krishtit, fillimisht për shkak të shpërthimi të vullkanit Thera në ishullin Santoriniaty pranë. Zonat që nuk u dëmtuan nga shpërthimi, u shkatërruan nga një cunami.
9. Qytetërimi Olmek
Ka qenë i vendosur përgjatë Gjirit të Meksikës rreth vitit 1100 Para Krishtit. Ata u quajtën Olmek sepse jetojnë në Olman ose “vendi i pemës së gomës”. Olmekët ishin të njohur për arkitekturën e tyre që përfshinte ndërtesa dhe statuja guri. Ata kishin ndërtuar me sukses ujësjellësa brenda qyteteve të tyre, një arritje mbresëlënëse për kohën.
Mjerisht ky qytetërim nisi të shembej rreth vitit 400 Para Krishtit. Të dy qytetet e saj kryesore u braktisën. Pavarësisht mungesës së provave të bollshme, ekspertët besojnë se një fatkeqësi natyrore si thatësira apo një shpërthimi i madh vullkanik mund të ketë shkaktuar një rënie drastike të të korrave të tyre. Por mund të ketë pasur një luftë brutale midis Olmekëve dhe komuniteteve të tjera lokale.