Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar se kë ka më shumë mik nga deputetët.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai veçoi dy Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën. Ndërsa, sa i përket deputetëve që urren ose ka inat, Korreshi tha që nuk ka persona të tillë në jetë. Ai theksoi se është besimtar dhe kjo e bën që të mos urrej askënd.

“Më mik nga të gjithë kam dy Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën. Po të shikosh në fjalimet e mia unë nuk përmend emra. Kështu që njerëz që urrej unë nuk kam kurrë në këtë jetë. Unë jam edhe besimtar, pasi ta ndërtosh një gjë duhet dhjetëra vjet, ndërsa për një vit mund ta shkatërrosh”, u shpreh ndër të tjera Korreshi.