Pas lënies së Presidencës, Ilir Meta(j) u rikthye menjëherë në krye të ish-partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim pa zhvilluar as edhe një palë zgjedhje, por këtë herë duke i ndryshuar edhe emrin duke “e pagëzuar” në Partia e Lirisë, por dhe këtë ndryshim e bëri vetëm me ngritjen e dorës të një grushti njerëzish.

Por, edhe pse udhëheq një Parti “Lirie”, duket se ky termi i fundit është vetëm në letër dhe nuk është se zbatohet në praktikë.

Nëse i hedhin një sy profilit të Instagramit të Ilir Meta(j)t, vërejmë se ai e ka bllokuar opsionin e komenteve në postimet e tij. Pse ish-presidenti ka frikë nga komentet e qytetarëve në Isntagramin e tij? A nuk duhet ta kenë dhe ata lirinë të shprehin mendimet e tyre?

Nëse, “lirinë” si të drejtë themelore të qytetarvë nuk e zbaton kryetari i Partisë së Lirisë, sa mund ta zbatojë kjo forcë politike që mban emër “lirie”? Duket se Meta(j) në fjalimet e tij e vendos fokusin tek “liria” sa për retorikë politike.