Në vitin e tij të dytë në krye të Tottenham, Antonio Conte po mban “gjelat” në garë për titull, po zhvillon një sezon pozitiv. Tekniku italian që nga momenti kur u largua nga Inter vijon të joshet në mënyrë konstante nga Juventus dhe jo vetëm, janë disa klube të mëdha evropiane që kërkojnë shërbimet e tij.
Conte ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2023, përveç në krye të Juves, në asnjë skuadër tjetër nuk ka qëndruar më shumë se dy vite, por në shtëpinë e Tottenham po bëjnë gjithçka për të bindur trajnerin të firmos kontratën e re.
Sipas La Repubblica: Tottenham i ka vendosur në “pjatë” Contes një pagë prej 20 milionë euro në sezon për të rinovuar deri në 2025. Conte gjithashtu do të ketë një buxhet prej 200 milionë euro për të investuar në tregun e transferimeve, shifra këto që mund të bindin italianin të hedh firmën mbi kontratën e re.