Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të kursejnë energjinë elektrike, pasi në të kundërt do e “paguajmë sa frëngu pulën për ta pasur”, duke theksuar se krizën dhe inflacionin nuk e solli qeveria. Rama u kërkoi të mos dëgjojnë opozitën, që sipas tij “akuzojnë për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim”.

Edi Rama: “Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten në klubet e netëve televizioneve duke sharë e akuzuar për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim. Ca është kjo ‘arrogancë, kujt ia tregojnë këta’. Do ta kursejmë energjinë. Nëse e kursejmë, e kemi. Nëse nuk kursejmë nuk e kemi. Duhet ta paguajmë sa frëngu pulën për ata pasur. Duhet ta eksportojmë një pjesë të saj. 75% prodhojmë neve, pjesa tjetër eksportim. Kjo krizë erdhi pa na pyetur nuk sollëm as luftën as rritjen e çmimeve, por do bëjmë çmos ta përballojmë më lehtë duke vendosur më shumë financa në dispozicion të shqiptarëve.

Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum situata e re, ne duhet të përballemi. Fakti që ju keni më shumë punë se sa kishit, po kalohet edhe viti 2019.”