Një algoritëm ka zbuluar se Napoli do të fitojë kampionatin e Serie A. Në faqen “WilliamHillNews” tregohet sesi ky algoritëm është në gjendje të parashikojë rezultatin e kampionateve. Referenca në fjalë është “Soccer Power Index”, një sistem vlerësimi informacioni që përditësohet vazhdimisht.
Pra jo një shifër fikse, por e ndryshueshme në varësi të periudhës. Skuadra e Spallettit, sipas këtij parashikimi do ta mbyllë kampionatin me 75 pikë të barabarta me Milanin, por do ta fitojë “Scudetton” prej golaverazhit më të mirë. Menjëherë më pas do të renditet Interi me 74 pikë dhe Atalanta në vendin e katërt me 70 pikë.
Roma e Mourinhos e pesta me 64 pikë, ndërsa Juve e gjashta me 61 pikë, Lazio e Sarrit e shtata me 60 pikë. Pra, sipas këtij algoritmi, skuadrat e Allegrit dhe Jose Mourinho do të mbeten jashtë zonës Champions, ndërsa kuqezinjtë do ta dorëzonin kurorën e kampionit vetëm prej golaverazhit, në të njëjtën “gjatësi vale” me Napolin sa iu takon pikëve totale në fund të kampionatit aktual të Serie A.