Nga Ben Andoni/
Për të komentuar më tepër zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike në edicionin e lajmeve ishte analisti Ben Andoni. Andoni u shpreh se PD me lëvizjet e fundit thjesht po improvizon.
“Takmi Bardhi-Paloka ishte karburant vetëm për një segment rruge që i duhet Partisë Demokratike, por kësaj partie i duhet shumë më tepër se kaq për të dhënë besim te njerëzit. Partia Demokratike thjesht improvizon, siç ka dalë për momentin protesta e pedagogëve. PD po shfrytëzon lëvizjet e tjera, por nuk po tregon se çfarë do të bëj vetë. Ka një karburant të momentit, por palët janë ende shumë larg. Njerëzit duan të shikojnë se çfarë t’i do bësh në pushtet. Theksi është vetëm te protestat dhe grevat, por për mendimin tim nuk mund të bësh opozitë duke improvizuar. Ndërsa Partia e Lirisë është shumë zhgënjyese me mungesën e rrotacionit të pastër.
Por kjo Shqipëri nuk është kaq zi, pasi të ishte PD nuk do t’ja dilte dot me të rregulluar. Vetë pedagogët janë shumë të përçarë, por në vend ka të tjera fasha shoqërore, të cilat e kanë jetësore rritjen e pagës. Shqipëria nuk e ka lluksin të dalë me shumë kandidatë në zgjedhjet vendore, pasi dhe numri e personave të besueshëm është tepër i ulët. Zoti Berisha është njeriu kryesor i pushtetit e ndërsa pjesa tjetër legale e PD është apatike dhe e pafuqishme. Partia e Lirisë do të jetë ajo që do të kërkoj gjithmonë të marri nga Partia Demokratike, pasi nuk do doj të rrij në hije të saj.”,u shpreh Andoni.