Partia Demokratike do të mbledhë këtë të martë Kryesinë e saj, për të diskutuar rreth lëvizjeve dhe hapave që do e çojnë këtë forcë politike drejt zgjedhjeve lokale të 2023 të bashkuar ose jo.
Në një njoftim për mediat, PD thotë se të martën në orën 13.30 mblidhet Kryesia e PD.
Në këtë mbledhje do të flasë dhe ish kryeministri Sali Berisha për mediat. Mbledhja e Kryesisë së PD-së, vjen pak pas raundit të parë të negociatave që nisën sot mes grupimit të Berishës dhe grupimit të Alibeajt, përtë bashkuar PD-në për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Edi Paloka dhe Gazment Bardhi u takuan sot në një lokal përballë Parlamentit për të folur për këtë.