Atalanta fitoi 2-1 me Sassuolo në Bergamo. Për të besuarit e Gasperinit shënuan Pasalic dhe Lookman, duke përmbysur golin e Kyriakopoulos.

Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 41 me lojtarin grek, ndërsa Pasalic në të 45+1 minutë vendosën ekuilibrat.

Vetëm disa sekonda nga nisja e pjesës së dytë, Lookman shënoi për 2-1. Me 10 ndeshje dhe 24 pikë, Atalanta është në krye të Serie A, në pritje të ndeshjes së Napolit sot.