Nga Mero Baze
Sali Berisha ka filluar të mendoj për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve. Ka së paku 24 orë që po përpiqet të kompleksojë deputetët që refuzojnë bashkëpunimi me të, duke i bërë përgjegjës për humbjen e pritshme të kandidatëve të PD në zgjedhje, nëse ata nuk i gjunjëzohen Sali Berishës. Kërkesa e Berishës është që ata të tërheqin padinë për legjitimitetin e partisë dhe të vihen në resht pas tij. Pala tjetër për Enkelejed Alibej dhe Gazmend Bardhin kanë bërë të qartë se janë gati të bahskpunojnë për një kandidat por duhet që Sali Berisha të tërhiqet nga pozicioni i vetshpallur i kryetarit të një partie, dhe të mos ketë jetë të përbashkët politike me ta. Në një farë mënyre të dy kërkesat janë aq larg njëra tjetrës, sa nuk mbushen as me negociata as me oferta financiare, siç Berisha përpiqet ti josh me një hotelxhi të Gjirit të Lalzit. Ajo që Berisha po kërkon në fakt nuk është nevoja për tu bashkuar për zgjedhjet lokale, por po përpiqet të përdor afrimin e zgjedhjeve lokale për të gjunjëzuar kundërshtarët brenda partisë, që me këtë rast të vihen në resht pas tij. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ai do përpiqet të viktimizohet dhe të justifikojë humbjen në zgjedhjet lokale, duke fajësuar ata që nuk ju gjunjëzuan. Kaq është e gjithë përpjekja e tij. Të gjitha thirrjet por gjoja “bashkim”, apo kandidat të përbashkët, janë një mënyrë për të përdorur zgjedhjet lokale që kundërshtarët të tërheqin padinë ndaj tij dhe të vihen në resht.
Nëse ka ndonjë deputetë që është ende me dy mendje për të shkuar tek Berisha ky është një rast i mirë, dhe mund të shkojë. Por kuptimi i krizës në PD, është pikërisht “non grata” e Berishës dhe nëse ajo nuk shkëputet nga PD, nuk ikën kurrë burimi i krizës dhe përçarjes së PD në pjesën properëndimore dhe antiperëndimore të saj.
Berisha nuk do të tërhiqet kurë as nga kreu i vetëshpallur i partisë së tij as nga beteja kundër SHBA. Kështu që kushdo që ka dëshirë të mbështesë Berishën duhet të marrë parasysh se ka zgjedhur të bëjë një pjesë në një parti antiperëndimore dhe të jetë në luftë me SHBA. Mund ta bëj nuk është e ndaluar. Është thjesht e pamoralshme për një politikan të Shqipërisë. Bashkimi i demokratëve është shumë i thjeshtë . Ata që thoshin të ikin Basha dhe Berisha kanë shansin tani të thonë të ik dhe Berisha . Në fakt ata tani janë më të zellshmit, dhe thonë “të qëndroj Berisha por të ikin dhe mbështetësit e Bashës”. Kjo tregon se ajo thirrje një vit më parë ka qenë faza e parë e betejës së Berishës për të nënshtruar PD. Tani ka ardhur tek faza finale, ku përpiqet ti kompleksoj kundërshtarët me humbjen e mundshme të tij në zgjedhje. Është duke u thënë “eja bëhuni me mua të ndajmë bashkë dhimbjen e humbjes”, ndryshe unë do tua lë ju përgjegjësinë e humbjes. Nëse ka budallenjë në atë grup mund ti shkojnë pas. Por ai nuk është grup kamikazësh për shpëtimin e Berishës, por një grup qëndrestarësh për shpëtimin e fytyrës së PD nga uzurpimi prej një antiamerikani të korruptuar familjarisht. Detyra e tyre është ti rezistojnë Berishës jo ta shpëtojnë atë nga disfata.