Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit të Report TV, në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.
“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.
Nga faksimilen e botuar në Report tv shihet në pamje vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected]. Në foton që Report Tv publikoi, nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera)
Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)
Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri