Aktori Jualian Deda, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ka sulmuar përmes një postimi në rrjete sociale Belind Këlliçin. Përkundër deklaratës së Këlliçit se kandidati i PD në Tiranë duhet të jetë njeri politik.
Deda thotë se Bashkinë e Tiranës duhet ta drejtojnë njerëz jashtë politikës, që vijnë nga puna dhe jo karrieristë (duke iu referuar Kelliçit) që duan ta shfrytëzojnë si një trampolinë për t’u bërë kryetar partie e më pas kryeministër.
“Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar?
Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar. Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike.
Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.
Une them, ta provojme nje here ndryshe…!”, shkruan Deda.