Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve përmes itinerarit të Ballkanit Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave. Serbia deklaroi se do të marrë masa deri në fund të vitit.
“Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave”, kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së (14.10) në Luksemburg. Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb. “Ne duhet ta ndalim fluksin”, tha Johansson më tej.
Sipas të dhënave të Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufirit Frontex që nga fillimi i vitit përmes rrugës ballkanike kanë ardhur mbi 106.000 vetë ielegalisht në BE, 170 përqind më shumë se brenda së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është kuota më e lartë që nga vitit 2016.