Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i ka dorëzuar Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku progres raportin e vitit 2022 të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke theksuar disa nga vlerësimet kryesore të këtij raporti për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi dy çështje ku shteti shqiptar ka arritur përparim të dukshëm, luftën kundër krimit dhe atë kundër korrupsionit.

“Raporti jep vlerësimin që vijimi i reformës në drejtësi ka vazhduar, që vetingu ka ecur në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë progres të mirë. Rezultatet janë të dukshme në luftën kundër korrupsionit. Gjykata ka dhënë vendime për zyrtarë të lartë shtetërorë. Progres ka patur në luftën kund krimit të organizuar. Bashkëpunimi me vendet anëtare të BE, bashkëpunimi me Europolin dhe Eurojustin ka sjellë rezultate. Përparim të mirë ka patur në konfiskimin e aseteve kriminale”, tha Ambasadorja.