Pjesë nga progres-raporti: Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Ajo vazhdoi përpjekjet e saj për të ndërtuar historikun e hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Vendi bëri progres në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar. Bashkëpunimi i fortë dhe i frytshëm me shtetet anëtare të BE-së, Europolin dhe Eurojust-in ka çuar në rezultate të prekshme. Shqipëria vazhdoi të tregojë angazhim për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Progres i mirë është arritur në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar. Kjo përpjekje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Vendi përparoi në mënyrë të qëndrueshme në zbatimin e Planit të Veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) për të përmirësuar efektivitetin në fushën kundër pastrimit të parave.