Kryeministri Edi Eama ka theksuar edhe njëherë se kërkesat e pedagogëve të cilët kanë bojkotuar mësimin nuk do të merren seriozisht në këtë kohë lufte. Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Rama i drejtohet kreut të Sindikatës së Pedagoëve, Aleksandër Kovaçit duke thënë se është krenar që ka qenë pjesë e SHIK, dhe “zullumi i ‘non gratave’ dhe rublave është futur në hapësirën universitare”

Rama thotë se kërkesat ‘fyese’ të kreut të sindikatës nuk mund të merren seriozisht në këtë kohë lufte. “Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”- ishte reagimi i Ramës në Twitter.