Nga Ylli Pata/
Që prej kur Edi Rama shpalli se do të ndalte aktivitetin “invaziv” në faqet e tij në rrjetet sociale, mjaft të ndjekur e me mjaft interaktivitet, ka kaluar pak kohë.
Kur kryeministri ndaloi të përgjigjet komntevee të njerëzve që shkruajnë në faqen e tij, sipas gjasave, edhe më shumë se mjaft media opozitare apo në rrjetet e krerëve të opozitës.
Pak gjen, në faqen e Berishës dhe Ilir Metës përshembull një variant publiku që nuk është radikal. Pra ose fanatik pro tyre, ose një person që i urren. Tek Rama, përndryshe është vënë re prototipi i qytetarit që mund të konsiderohet edhe “elektorat gri” por që është jo i kënaqur me qeverinë. Natyrisht që është normale që një kryeministër, i cili i ka gjërat në dorë, pra pushtetin, të tërheqë më shumë këtë kategoi, apo vëmendjen e përgjithshme tek publiku. Por duhet thënë se Edi Rama, e nxit këtë komunikim, si në rastet e mira, ato të këqija, apo edhe kur shikon se gjërat po lëvizin.
Dy sondazhet e fundit që u publikuan para pak javësh, ku shikohej se ka një pakënaqësi të përgjithshme si për punët në vend, ashtu edhe për qverisjen, sipas të gjitha gjasave e kanë nxitur Edi Ramën ta nisë më hërë turin e tij, tashmë të njohur prej vitit 2016, ku ai kryen një xhiro të gjerë diskutimesh e takimesh publike.
E po e kryen dit pas ditë këtë turn ë mënyrë intensive, ku brenda ditës “kreh” thuajse 40% të territorit të një bashkie.
Shumë nga mbështetësit e opozitës, që janë edhe kritikët më të fortë të Edi Ramës në publik, konsiderojnë këtë mënyrë si një “show bajat”, “propagandë e dalë boje” e ndajshtime të tjerë.
Gjithsesi, kush merr vesh pak nga komunikimi publik, e di se Edi Rama e bën këtë rit të takimeve, për të mbajtur të karikuar njerëzit e vet. Sipas të gjitha gjasave në këto takime do të ketë socialistë, madje edhe vetëm socialistë, do të ketë njerëz të mazhorancës që punonjë në administratën vendore e qendrore, por që më pas i thërrasin në telefon të shkojnë në takim.
Forma, mund të diskutohet apo kritikohet sa të duash, por ajo që Edi Rama ka kryer këto vite, është që ka mbajtur afër tij atë elektorat që voton për të historikisht. Është ky grupim zgjedhësish prej së paku 700 mijë qytetarë mbi moshën 18 vjeç, që ka qenë pjesa më besnike e kësaj mazhorance.
Madje edhe në kurthin politik më me spec, ai i 30 qershorit 2019, kur e gjithë opozita bojkotoi zgjedhjet, ky trup votues u “dekonspirua” dhe u pa qartësisht se kush është. Siç u pa edhe pjesa tjetër që e bojkotoi, e që ishte më kollaj për mazhorancën për të parë se kë ka kundër.
Edhe pse në pushtet, tashmë prej kohësh, edhe pse me rrezik se mund të hasë kontestim në çdo moment, Edi Rama e nis këtë komunikim, kur ajo që duhet ta bëjë çdo ditë, e pa ndalim duhet të jetë opozita.
E cila jo vetëm duhet të komunikojë me trupën e votusve të saj, por të ndërveprojë edhe me pjesën tjetër që voton mazhorancën, duke gjetur pika të përbashkëta.
Por siç kemi parë, jo vetëm që nuk ka pasur komunikim, por vetëm për interesat politike të Sali Berishës, e gjithë korpusi i mbështetësve të PD-së, që në politikë përbën një asset që nuk grumbullohet lehtë, u fut gati në luftë civile me njëri-tjetrin. Kjo logjikë urrejtje nuk erdhi vetë, por nxitet përditë nga “spindoktorët” e doktorit, që përveç polarizimin me mazhorancën, kanë ngjizur edhe këtë frustrim brenda votuesve të opozitës.
Të cilët, duhet thënë janë një korupus solid dhe ai, e në zgjedhjet e 15 prillit 2021 tregoi një piekuri shumë të madhe politike. Pjekuri që nuk e ka treguar asnjëherë lidershipi i opozitës. Trupi votues i mazhorancës arriti të bëhej i gjiti kompakt për të votuar PD-në, ndoshta edhe pse nuk ishte i bindur se vinte në pushtet.
Thuajse 250 mijë vota “të emigruara” te LSI e Ilir metës u rikthyen në shtëpi për të bërë duelin me Edi Ramën. Pra votuesit e opozitës e treguan denjësisht karakterin e tyre fair dhe konstruktiv. Kanë qenë liderët, e në veçanti Sali Berisha, që ka tentuar keqpërdorimin.
Nëse shikon town holl-et e doktorit, që nga hapja e Foltores e sot, gjithçka synon të sjellë në publik ndjesinë se në vend ka njerëz që duan të vrasin Edi Ramën. Madje gara në këtë komunikim, është se me ç’mjet do ta kryejnë krimin. Veçse ky lloj town hall-I ngjan më shumë si një show televiziv trash në kërkim të audiencave të frustruara, e jo një dialog politik me ndjekësit.
Por dikush, do të duhet ta bëjë atë diskutim me pjesën e kundër të njerëzve që flet Edi Rama. Në mënyrë që edhe pjesa ende e paangazhuar të shikojë një normalitet politik, që kur i dëgjon gjërat nuk janë kaq ndryshe…