Një video e shkëputur nga një lidhje direkte sot në emisionin e mëngjesit të Ora News është kthyer në virale në Tik Tok. Një prej qytetarëve të ndaluar nga gazetarja nga rrugë ka masakruar pedagogët të cilët po protestojnë për rritjen e pagave.

Ndiqni për më tepër videon virale!

Pjese nga biseda:

A do e rrëzojë PD-ja Ramën nga qeveria?

Ta rrëzojë nga qeveria? Po c’punë ka PD-ja? Pse do e rrëzojë. Të bëhen zgjedhjet. Bëhen me zgjedhje, nuk bëhen me rrëzime, se ja e rrëzove ti, do vij unë të rrëzoj ty pastaj. Pse kshu do punojmë ne?

Ty si qytetar si të ka ndikuar?

Si? Kush më ka ndikuar? Pedagogët?! Qe shesin ata provimet? Që u marrin studentëve nga 300 euro për një provim?! Cilët pedagogë? Pse su ngritën pedagogët deri dje pardje?

Pse mendon se marrin rryshfet nëse u del rroga?

Jo se e mendoj unë. jepu edhe 3000 euro do marrin ata rryshfet. Jepu sa të duash. Të jesh student i shkëlqyer, s’ta jap thotë. Kur të vish në vjeshtë të marr lekët.

Mos ndoshta nuk u del ekonomia?

O ekonomia kanë nga 3 palë shpia, vila e makina, merri një për një kush janë. Po lëse ca muhabeti, nuk e dini ju, merruni me hallet e popullit.