Kryeministri Edi Rama drejtoi sot gishtin nga opozita për ndërtimet pa leje, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga ideja se i paskan bërë nder Shqipërisë. Rama deklaroi se partia që synon të marrë pushtetin shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve pa leje. “Kujt t’ia thuash atyre që nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtimet pa leje. Apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese me një parti politike dhe duan të marrin pushtetin.

Për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë pa leje. Këta që më akuzojnë mua se mbështes oligarkët që i kemi ne, i kam unë kullat dhe pallatet që do iu merret çdo metër katror që kanë bërë pa leje.

Çojnë në gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar. Çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi që nuk lejon më asnjë shtesë. Se duhet sikur ti fiton më shumë por ti fiton më pak nëse do e bëjë atë investim për ta përmirësuar atë pasuri”, deklaroi ai.