Në fjalën e tij në KiE, kryeministri Edi Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.
“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës. A nuk do të ishte një mrekulli, në qoftë se ju këtu, në këtë Këshill të nderuar të nisnit t’u mësonit edhe të tjerave organizmave institucionale të politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë e ta shkruajnë Kosovën me emrin e vet të vërtetë dhe zyrtar, Kosova, jo Kosovo, Republika e Kosovës. Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur!”, tha Rama.