Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm fotoalbumin e ditës së djeshme në Këshillin e Evropës.

Rama u shpreh se dje ishte një ditë krejt e veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, në Këshillin e Evropës.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, rreth pavërtetësisë së raportit të Dick Marty-t, i cili shërbeu si bazë për ngritjen e Gjykatës speciale të Kosovës, pas pretendimeve se krerët e UÇK ishin të përfshirë në një trafik organesh të robërve serbë të luftës dhe krime të tjera të pagjykuara ndaj tyre, Rama kërkoi nga KiE që të vendosë në vend nderin e vet.

Rama deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës se, “aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit për çështjen e trafikimit të organeve njerëzore është një fantazi e pastër”.