Prej më shumë se 1 jave kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin, ku në disa prej takimeve ka shprehur hapur mbështetjen për një pjesë të kryetarëve të bashkive. Gjatë turit në qarkun e Gjirokastrës, kreu i qeverisë konfirmojë mbështetjen për kryetaren e bashkisë Përmet, Alma Hoxha dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

“Jo aq sa Alma, por më shumë se të tjetër bashkia e Gjirokastrës, flamuri janë shembull për të marrë fonde alternative nga donatorët”, u shpreh Rama. Po ashtu, këtë të premte kryeministri nuk kurseu lëvdatat as për kryetarin e bashkisë bulqizë, Lefter Alla.

“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin”, tha Rama.

Deri më tani, Euronews Albania ka mësuar se kryesocialisti do t’ju besojë rikandidimin rreth 60 % të kryebashiakëve aktualë. Nga 59 kryetarët e bashkive socialiste, mësohet se rreth 20 prej tyre nuk do t’ju besohet një tjetër mandat. I vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është Dritan Leli në Vlorë. Rikonfirmimi pritet edhe për kryetarin e bashkisë Tiranë, Lezhë, Fier, Lushnjë, Cërrik, Sarandë, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shijak.