Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në universitetet e vendit tonë. Ai deklaroi se nuk duhet ulur mesatarja e pranimit në universitete për të mbushur kuotat me studentë me pesa, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të presin studentë të huaj. “Kështu si është ky sistem nuk na çon larg dhe i bën gjithmonë e më pak tërheqësia degë të caktuara të cilat pastaj detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin dhe pastaj thonë një pjesë do i marr edhe me pesa sepse më duhen. Vijnë tek ne kërkesa që ulni mesataren se na duhen njerëz. Duhet ta shohim në të kundërtën gjënë. Tani po shohim që me hapa të vegjël dhe kuptimplotë edhe kërkimi shkencor po rritet.
Duke u përqendruar te cilësia, vetëm kështu do mund të mbajmë vajza e djem të mrekullueshëm që studiojnë në gjimnaze këtu, e mund të bëjmë atë që sot duket si utopi për të pasur studentë të huaj këtu. Këtë na e kanë thënë të gjithë, në gjithë vendet e Perëndimit na kanë thënë ne duam të krijojmë këto lidhje se ne duam që dhe studentë tanët qofshin vendas ose të huaj nga vende të tjera të Evropës të mund të vijnë e atje se kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese”, u shpreh Rama.
“Një nga pikat është përmbushja e disa standardeve s ai përket qajses digjitale në paraqitjen e tyre. Një vend që rankohet i teti në Europë dhe 19-ti në botë për shërbimet digjitale. Vetëdeklarimi it ë dhënave të matshme dhe cilësore. Të dhënat nga pyetësorët, algoritmet përpunuese në ëeb apo informacionet e mbledhura drejtpërdrejtë ka të bëjë me rankimin e universiteteve.
Ato marrin një panoramë mbi të dhëna të verifikueshme që ndihmojnë në evidentimin e cilësisë së ofertës në raport me të gjithë konkurrentët e tjerë. Bordi i akredimit ka hartuar edhe sondazhin kombëtar të studentëve që vlerësoi performancën me rezultatet e të cilit po krijohet edhe një raport përkatës. Ministrja do të hyjë më në te detaje por është shumë domethënëse ajo që kemi sot si një terren ku kanë filluar të duken frutet e para të reformës që është potenciali dhe pasja në dispozicion e kapaciteteve akademike shumë më të respektueshme se sa është krijuar për shumë vite në një percerptim të caktuar. Dua të them që ky është një proces që duam ta bëjmë bashkarisht ashtu sikurse duam të adresojmë një problem shumë serioz që lidhet me fazën e dytë të reformës. Flasim për sinergji europiane.
Është njëra anë. Beteja kryesore është e qeverisë dhe përgjegjësia kryesore është përsëri e imja e ministrive të Jashtme dhe Arsimit për të bindur BE që është koha për ta hedhur këtë hap për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera si diçka që do të ndodhë vetëm kur të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian”, deklaroi ai.