Kryeministri, Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për shpenzime të shfrenuara me charter jashtë vendit.
Rama në një postim në Twitter thotë se akuzat tregojnë ‘degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve’.
Gjithashtu sipas kryeministrit kjo sjellje është dhe një ‘përçmim i tyre për shqiptarët’ duke krahasur shpenzimet e vitit 2010 me ato të vitit 2021.
“Shpifja monumentale e miliona € për fluturimet tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2010 251.365 Lek të reja
2021 64.972Lek të reja”, shkruan Rama.
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për mediat tha se skandali i udhëtimeve të Edi Ramës me avion privat shkon në mbi 22 milionë euro. Ai kërkoi dorëheqjen e Ramës.
“Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.
‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.